Izraeli ka intensifikuar sulmet në Gaza disa orë pasi marrëveshja për armëpushim dhe lirimin e pengjeve u arrit, kanë thënë banorë dhe autoritete në enklavën palestineze, me dhjetëra që thuhet se janë vrarë.
Al Jazeera ka raportuar se në veri të Gazës ka qenë natë e tmerrshme. Gazetarët e kësaj medie kanë raportuar se në mesin e të vrarëve ka pasur edhe fëmijë.
“Ishte sikur po jetonim ditët e para të agresionit të Izraelit”, ka thënë gazetari Hossam Shabat.
Reutersi ka raportuar se 32 persona janë vrarë të mërkurën, ndërsa të enjten kanë vazhduar bombardimet duke shkatërruar shtëpi në Rafah, Nuseirat dhe në veri të Gazës.
Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende ndonjë koment, ndërsa nuk raportohet se Hamasi ka sulmuar Izraelin pas njoftimit për marrëveshjes e armëpushimit.