Ushtria izraelite njoftoi të enjten se kishte filluar të sulmonte objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor, pasi u bëri thirrje banorëve të evakuonin ndërtesat e tyre në tre fshatra në këtë rajon.
“Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh kundër objektivave ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor”, tha ajo në një deklaratë.
Lëvizja libaneze e mbështetur nga Irani deklaroi të enjten në mëngjes se hodhi poshtë çdo “negociim politik” midis Libanit dhe Izraelit, të propozuar nga emisarët.
Bastisjet izraelite në qytetin Toura vranë një banor dhe plagosën tetë të tjerë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë pasdite, në një raport përfundimtar.





