Izraeli ka dëshmuar se është një “aleat i shkëlqyer” i Shteteve të Bashkuara, tha presidenti Donald Trump në një postim në platformën Truth Social, duke shprehur admirim dhe lëvdata të forta për shteti në fjalë.
“Pavarësisht nëse njerëzve u pëlqen apo jo Izraeli, ai ka provuar të jetë një aleat i SHKËLQYER i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi presidenti amerikan.
Krahas vlerësimit për Izraelin, Trump shënjestroi edhe aleatët evropianë për faktin se nuk ndërhynë për të ndihmuar SHBA kundër Iranit.
“Ata janë të guximshëm, besnikë dhe inteligjentë dhe, ndryshe nga të tjerët që kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë në momente konflikti dhe tensioni, Izraeli lufton fort dhe di si të FITOJË!”, shtoi lideri i Shtëpisë së Bardhë.
Nuk është e qartë se çfarë e nxiti këtë postim specifik, megjithëse ai erdhi menjëherë pas akuzave nga ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, se kryeministri Benjamin Netanyahu i futi Shtetet e Bashkuara në luftë me Iranin.










