Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka deklaruar se sulmet izraelite në dy objekte bërthamore iraniane shkelin afatin 10-ditor të caktuar nga Donald Trump. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se Irani do të vendosë një çmim të rëndë për krimet që Izraeli ka bërë ndaj vendit të tyre.
“Izraeli goditi dy nga fabrikat më të mëdha të çelikut të Iranit, një termocentral dhe objekte të programit bërthamor civil, ndër infrastrukturën e tjera. Izraeli pretendon se ka vepruar në koordinim me SHBA-në.
Sulmi bie ndesh me zgjatjen e afatit të dhënë nga presidenti amerikan për negociatat diplomatike. Irani do të vendosë një çmim të rëndë për krimet e Izraelit.”shkruan ai.










