“Eshaqi udhëhoqi krahun financiar të forcave të regjimit, si dhe industrinë ushtarake përgjegjëse për prodhimin e raketave balistike dhe mekanizmat e shtypjes së regjimit. Përveç kësaj, Eshaqi punoi për të alokuar fonde për financimin e përfaqësuesve terroristë të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme, më së shumti organizatën terroriste Hezbollah dhe Houthit”, shkruan më tutje ushtria izraelite

Ushtria shtoi se, për vite me radhë, Gardat Revolucionare Islamike të Iranit dhe forcat e tjera ushtarake janë financuar nga të ardhura të mëdha nga shitja e naftës që shmangin sanksionet ndërkombëtare.

Për të menaxhuar këto të ardhura, Irani krijoi drejtori të dedikuara, duke bërë që të ardhurat nga nafta të jenë një burim kyç për forcimin e fuqisë së Republikës Islamike dhe për financimin e aktivitetit terrorist në mbarë botën. /Telegrafi/