Trendy

Izraeli zgjeron luftën në Liban, Netanyahu: Po marrim nën kontroll zonat strategjike!

Para 1 orë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar zgjerimin e operacioneve tokësore të ushtrisë izraelite në Libanin jugor, me synimin për marrjen e kontrollit të “zonave strategjike”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Netanyahu njoftoi se operacionet ushtarake janë duke u intensifikuar, duke publikuar edhe një video nga fjalimi i tij në mbledhjen e kabinetit të sigurisë. “Ne po intensifikojmë operacionet tona në Liban”, u shpreh ai.

Në video, kryeministri izraelit thekson se forcat e ushtrisë po veprojnë me “forca të mëdha në terren”, duke shtuar se objektivi kryesor mbetet sigurimi i kontrollit mbi zonat që konsiderohen me rëndësi strategjike.

Ndërkohë, më herët një zyrtar ushtarak izraelit ka konfirmuar se operacionet janë zgjeruar përtej zonave që forcat izraelite kishin nën kontroll më parë në territorin libanez.

Zhvillimet ndodhin në një kohë kur armëpushimi mes palëve mbetet zyrtarisht në fuqi. Sipas autoriteteve izraelite, këto veprime kanë për qëllim neutralizimin e kërcënimeve nga grupi Hezbollah, i mbështetur nga Irani.

Trending