Raporti i MPB-së pë arrestimin e ish Komandant Brezës
Më 02.06.2025 në zonën e Gazi Babës në Shkup, oficerët e policisë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e privuan nga liria H.B. (Hamdi Bajramin 43 vjeçar) nga Shkupi.
Ai kërkohej me urdhër arresti për vuajtje të dënimit me burg prej pesë vitesh për veprën penale “grabitje” sipas nenit 237 të Kodit Penal dhe dënimit me burg prej gjashtë vitesh për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215, si dhe për hetime të shumta për vepra të shumta penale të kryera me masë paraburgimi sipas nenit 396, nenit 123 paragrafi 1 dhe paragrafi 3, nenit 396, nenit 158 dhe nenit 237 të Kodit Penal.
Personi u transferua në Burgun e Shkupit – Institucionin Korrektues për të vuajtur dënimin e tij.
Trending










