Lajme

Ja edhe sa ditë i kanë mbetur Mickoskit për ta shpallur kabinetin qeveritar

Autori

Autori

Portali Tetova

June 10, 2024, 08:06

Në prezantimin e mandatit, mandatari për formimin e Qeverisë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi se qeveria e re do të formohet së shpejti dhe sipas pritjeve të tij do të formohet para afatit ligjor.

Synimi kryesor i qeverisë, siç tregoi ai, do të jetë që të merret me reformat, të paralajmërojë ecurinë e gjërave në ekonomi, një cikël të fortë investimesh, përmirësimin e kushteve në shëndetësi, arsim, bujqësi, etj.

“Jam i bindur se në të ardhmen do ta ndryshojmë realitetin, do ta shndërrojmë Maqedoninë në një histori të suksesshme evropiane, një vend që do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, përkatësie politike apo jo, një vend që do të të jetë motiv dhe frymëzim për ata që e lanë të kthehen”, tha Mickoski të enjten.

VMRO-DPMNE po e formon Qeverinë e koalicionit me partitë e koalicionit shqiptar VLEN dhe një parti minore ZNAM. Ndarja e dikastere ministrore midis tyre është bërë, por pritet të shpallen emrat e ministrave, përcjell INA.

Qeveria e re do të ketë 20 ministri, katër më shumë se më parë. Me ndryshimet në Ligjin për Administratën Shtetërore, të cilat kaluan në seancën parlamentare të premten në orët e vona të mbrëmjes, do të riorganizohen ministritë.

Ndryshimet parashikojnë që segmenti i punës t’i bashkohet Ministrisë së Ekonomisë dhe seksioni i energjisë, minierave dhe burimeve minerale do të jetë në kompetencë të Ministrisë së re të Energjisë.

Ministria aktuale e Punës dhe Politikës Sociale do të shndërrohet në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe kompetencat për turizmin do të jenë nën Ministrinë e re të Kulturës, e cila do të quhet Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Do të krijohet një Ministri për Transformimin Dixhital, e cila do të pasojë Ministrinë e mëparshme të Teknologjisë Informative dhe Administratës, si dhe Ministrinë e Sporteve.

Ndryshimet në Ligjin për organizimin e punës së administratës shtetërore u miratuan me shumicë prej dy të tretash dhe u votuan nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, si dhe deputetë nga Fronti Evropian. BDI-ja votoi për ndryshimet sepse paraprakisht, siç informuan nga VMRO-DPMNE, ishte arritur marrëveshje që në kohën e duhur të formohet një komision ad-hoc i cili do të monitorojë përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore. Kryetari i këtij komisioni, siç thuhet në njoftim, do të jetë me propozim të opozitës.

Dekretin për këtë zgjidhje ligjore dje e ka nënshkruar presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova.

Në një postim në Facebook, Siljanovska-Davkova ka sqaruar se është ligj që bartet me shumicë dy të tretash, të cilin presidenti sipas nenit 75 paragrafi (4) është i obliguar ta nënshkruajë, gjegjësisht nuk ka të drejtë vetoje. Afati për formimin e qeverisë është 20 ditë pas caktimit të mandatit.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

a9f85968-75d6-431c-ae13-1215c4e24120
Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije shqiptar është të luajë me Kombëtaren!
IMG_1722
Maqedonia, grumbullimi dhe përgatitjet për sfidat e nëntorit
IMG_1501
Austri/ Lavdrim Rexhepi nga Kumanova shënoi fitore me nokaut
IMG_1497
Ndeshja numër 100 me Granadën, Uzuni: Lider në fushë, punoj për të gëzuar tifozët
IMG_1138
Shorti në Ligën e Kombeve për femra, Kosova në grup me Maqedoninë e Letoninë

Më shumë nga kategoria

IMG_1497
Ndeshja numër 100 me Granadën, Uzuni: Lider në fushë, punoj për të gëzuar tifozët
IMG_1138
Shorti në Ligën e Kombeve për femra, Kosova në grup me Maqedoninë e Letoninë
IMG_0773
Pasi i “paketoi” dy skuadrat madrilene, radha e “Zonjës së Vjetër” për ta njohur Zhegrovën
IMG_0533
Martinez: Jam i inatosur me referët, por i lumtur që morëm pikët
IMG_1766
Shtohen rastet me autizëm, habit mjekja: Faktori kryesor është..
IMG_1765
Parandalohen dy tentime për kontrabandë, sekuestrohen mallra me vlerë afër 20 mijë euro
IMG_1738
Erdogan: Izraeli duhet të izolohet ndërkombëtarisht, edhe bllokadë ekonomike
a9f85968-75d6-431c-ae13-1215c4e24120
Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije shqiptar është të luajë me Kombëtaren!
hristijanmickoski-696x464 (1)
Mickoski: Do të jetë e ashpër beteja me instalimet e LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësor dhe në prokurori
IMG_1722
Maqedonia, grumbullimi dhe përgatitjet për sfidat e nëntorit

DIASPORA