Trendy

Ja kur do të filloj të funksionoj “Safe City” në Tetovë

Para 3 muaj

Deri në fund të dhjetorit, sistemi elektronik “safe City” do të fillojë të funksionojë si në Tetovë ashtu edhe në Kumanovë, njoftoi Shefja e Sektorit për Çështje të Trafikut në Ministrinë e Brendshme, Maja Arsovska Manov, në një paraqitje në Top Tema të TV Telmës, informon “tetova1”.
Sistemi aktualisht është aktiv në të gjithë territorin e Qytetit të Shkupit, ku automatikisht regjistron shkeljet e trafikut.
“Sistemi elektronik për zbulimin e shkeljeve është aktivizuar. Deri në fund të këtij muaji, planifikojmë ta aktivizojmë të njëjtin sistem në qytetet e Kumanovës dhe Tetovës, ndërsa nga viti i ardhshëm do të zbatohet në të gjithë vendin”, tha Arsovska-Manov.
Pajisjet janë instaluar tashmë në Korridoret 8 dhe 10, nga ku, në çdo moment, pritet të fillojë zbulimi automatik i shkeljeve./tetova1/

Trending