Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka ftuar qytetarët në konventën e tij promovuese, e cila do të mbahet të dielën, më 4 tetor, në Çellopek.
“Bërvenicë, jemi gati për një hap të ri! Të dielën, më 4 tetor, ju ftoj të jeni pjesë e konventës time promovuese për kryetar të Komunës së Bërvenicës”, ka shkruar Huseini.
Konventa do të mbahet në SH.F. “7 Marsi” në Çellopek, me fillim në ora 20:00.
“Ejani të bashkohemi, të flasim për Bërvenicën që duam dhe për punën që na pret përpara. Me numrin 4, drejt NDRYSHIMIT!”, ka përfunduar Huseini.











