Trendy

“Jam maqedonase e vërtetë, jo si banorët e Shkupit”, , eurodeputetja greke: Gjuha në Shkup është dialekt bullgar

Para 9 muaj

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli ka shkaktuar reagime të ashpra pas deklaratave të saj në Parlamentin Evropian, ku mohoi identitetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu mbështetje për pozicionet bullgare kundër integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Në një fjalim të mbajtur përpara votimit të Raportit për Maqedoninë, Latinopuli u shpreh:
“Sot do të flas si maqedonase, sepse jam krenare që jam maqedonase, e vërtetë, dhe jo e rreme si banorët e Shkupit. Ata turpërohen të thonë se çfarë janë. Kemi arritur në një pikë ku nderin e Maqedonisë dhe Greqisë po e mbrojnë bullgarët.”

Ajo vazhdoi me akuza të drejtpërdrejta për identitetin dhe gjuhën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke thënë:
“Reagimi i tyre është i drejtë, sepse ata e dinë se gjuha aktuale në Shkup është një dialekt bullgar dhe kombësia e tyre është bullgare. Nëse dëshironi paqe dhe marrëdhënie të mira në Ballkan, historia duhet të rishkruhet, përndryshe integrimi në BE nuk do të ndodhë as në ëndrrat e tyre. Maqedonia është një dhe ajo është greke.”

Deklaratat e Latinopulit vijnë në një moment kritik për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ndërsa votimi për Raportin e përparimit të vendit në Parlamentin Evropian pritet të mbahet gjatë ditës së sotme.

Fjalimi i saj ka nxitur polemika jo vetëm në Shkup, por edhe në radhët e eurodeputetëve të tjerë, ndërsa analistët e shohin si përshkallëzim të retorikës nacionaliste në institucionet evropiane.

Trending