Maqedoni

Janë regjistruar 57 raste të reja me Covid-19, si pasojë e virusit kanë vdekur katër persona

Autori

Autori

Portali Tetova

September 17, 2024, 09:09

Në periudhën nga 9 deri më 15 Shtator në vend janë regjistruar 57 raste të reja me SARS-CoV-2, dhe janë raportuar katër viktima – dy në Shkup dhe nga një në Manastir dhe Tetovë, të gjithë mbi 70 vjeç dhe të pavaksinuar, sipas raportit më të fundit të Institutit për Shëndet Publik.

Nga 9 deri më 15 Shtator janë testuar gjithsej 285 mostra në laborator, ku janë kryer testime molekulare dhe testime antigjenesh për prani të SARS-CoV-2, me një rënie prej 36.5% krahasuar me javën e kaluar.

Janë regjistruar 57 raste të reja pozitive, me një rënie prej 48.6% krahasuar me javën e kaluar. Në javën e tanishme, janë raportuar raste të infektuar në komunat e tetë qyteteve.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=39; 68.4%), ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë (14.7/100,000).

Rastet e infeksionit janë regjistruar në të gjitha grupet e moshave, me numrin më të madh të rasteve në grupin e moshës mbi 60 vjeç.

Gjatë javës së kaluar (09-15 Shtator 2024), janë raportuar katër viktima të lidhura me COVID-19, nga Shkupi (2), Bitola dhe Tetovë. Të gjithë të vdekurit janë mbi 70 vjeç.

Tre prej tyre kanë vdekur në kushte spitalore dhe tre persona kanë pasur komorbiditete. Të gjithë të vdekurit ishin të pavaksinuar kundër COVID-19. Gjatë vitit 2024, deri më 15 Shtator 2024, në vend janë regjistruar gjithsej 1,560 raste të sëmurë dhe 20 viktima të lidhura me COVID-19.

Nga shfaqja e rastit të parë të COVID-19 më 26 Shkurt 2020, janë raportuar gjithsej 351,876 raste të COVID-19 dhe 9,999 viktima të lidhura me COVID-19.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Më shumë nga kategoria

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot
Thaçi një hap para hyrjes në Qeveri? Mexhiti paralajmëron lëkundje të mëdha në FE, nga koalicioni mohojnë
IMG_1549
Fshati Bojanë, kultivuesit e prodhimeve bujqësore, të paktë
IMG_1547
Maqedonia do të dërgojë ekipe për ndihmë në Bosnjë e Hercegovinë
IMG_1531
Halil Kastrati: Shkupi ka më së shumti nevojë për ta ndihmuar, por mungojnë trualle!
IMG_1523
Mickoski porosi Ahmetit: Reformoje BDI-në, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët! Duhet të tregosh se e respekton Maqedoninë!
IMG_1517
Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët

DIASPORA