Deklaratë për opinionin publik:
Të nderuar miq, familjarë dhe bashkëpunëtorë,
Dua të sqaroj se postimi i publikuar së fundmi në profilin tim, ku pretendohej largimi im nga Aleanca për Shqiptarët, nuk është bërë nga unë personalisht.
Fatkeqësisht, profili im është komprometuar dhe fjalëkalimi më është vjedhur pa dijeninë time. Ky veprim ka shkaktuar një keqkuptim të panevojshëm, për çka ju kërkoj ndjesë të sinqertë dhe mirëkuptim.
Rikonfirmoj se jam dhe mbetem pjesë e Aleancës për Shqiptarët, i përkushtuar ndaj rrugës që kemi ndjekur së bashku.
Me respekt,
Jasin Demiri
03.08.2025










