Maqedoni

Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale

March 17, 2025, 10:03

Kryetari i Komunë së Koçanit, pas tragjedisë së djeshme ku, gjatë djegies së diskotekës humbën jetën 59 çersona, ka dhënë dorëheqje morale.

“Të nderuar bashkëqytetarë,

Në këto momente më të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të komunës së Koçanit.

Kjo humbje është e madhe!
Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që ndiejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. I njihja shumicën prej tyre, i njihja dhe familjet e tyre, madje me disa prej tyre ishim edhe miq familjarë.

Shoku dhe trishtimi që ndiej do të më shoqërojnë gjithë jetën. Kjo tragjedi e ka zhytur Koçanin dhe Maqedoninë në zi, dhe boshllëku që ka lënë pas është i papërballueshëm.

Kërkoj nga të gjitha institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve! Mosveprimi është gjithashtu përgjegjësi. Duhet të hetohen të gjitha detajet, të gjenden të gjitha mangësitë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë jam plotësisht në dispozicion të institucioneve. Edhe pse sipas ligjit nuk kisha kompetenca të drejtpërdrejta në këtë rast, jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve për gjithçka, përfshirë edhe veprimet e mia personale.

Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen time! Por, në këto momente, duhet të tregojmë integritet, të manifestojmë përgjegjësi të plotë dhe të demonstrojmë ndryshim në mënyrën e veprimit. Me sjelljen tonë duhet të japim shembull se jemi kundër një sistemi që nuk funksionon. Nëse ekziston ndonjë bazë për përgjegjësi ndaj meje, i bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë dhe të veprojë në përputhje me ligjet.

Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë më nuk ka të njëjtin kuptim! Këta ishin fëmijët tanë! Shumëkush, me të drejtë, ka vënë re pse dje nuk dola në publik gjatë gjithë ditës. Por ata që më njohin e dinë sa i thyer jam dhe si e përjetoj këtë që ka ndodhur. Është e vështirë, dhe do ta përballoj me shumë vështirësi.

Kam punuar me ndershmëri dhe përkushtim gjatë gjithë jetës sime!
Asnjëherë nuk kam menduar se angazhimi im do të përfundonte në këtë mënyrë, por tani tërhiqem nga kjo detyrë, duke iu lutur Zotit për shpirtrat e fëmijëve tanë, për familjet e tyre dhe për popullin e Maqedonisë!”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Koçanit, Lupço Papazov.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore
IMG_2630
Fundjava e zgjatur, qytetarët ia mësyjnë Kosovës! Numër i shtuar i veturave në pikën kufitare “Bllacë”
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit