Ekonomia globale e natës kontribuon me rreth 3% të GDP-së botërore dhe punëson një në dhjetë persona, tregon raporti i ri i Night Time Foundation, i prezantuar në Davos.
Kjo bëhet e ditur nga publikimi vjetor i Nighttime Foundation i lansuar ndërkombëtarisht në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Platforma Terapija.mk, që përcjell raportin thotë se dëshirojmë ta ndajmë me publikun në Maqedoni informacione të rëndësishme mbi rëndësinë e ekonomisë së natës në nivel global.
Night Time Foundation është një organizatë globale jofitimprurëse që mbështet dhe zhvillon ekonominë e natës në mbarë botën, duke lidhur komunitetet kreative, hartues të politikave publike dhe institucione. Ata kanë publikuar Raportin Global për Ekonominë e Natës, të quajtur NTER, i cili bashkon mbi 300 studime relevante nga pjesë të ndryshme të botës. Deri më sot nuk ka ekzistuar një qasje e vetme dhe e sistematizuar për të kuptuar dhe menaxhuar ekonominë e natës, dhe pikërisht për këtë arsye ky raport përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara.
Sipas gjetjeve të raportit, 3% e GDP-së globale lidhet drejtpërdrejt me ekonominë e natës, me një ndikim vjetor të vlerësuar nga 3 deri në 4 trilionë dollarë. Për më tepër, një në dhjetë persona në botë punon në këtë sektor, pa përfshirë vendet sekondare të punës që varen në mënyrë indirekte prej tij. Këto shifra tregojnë qartë se ekonomia e natës nuk është një dukuri margjinale, por një segment serioz ekonomik dhe shoqëror.
Si platformë që prej vitesh angazhohet për kulturën e klubeve, skenën e pavarur dhe kreativitetin urban, Terapija.mk vlerëson se këto të dhëna janë të rëndësishme edhe për kontekstin e Maqedonisë. Mbështetja e kulturës nga komuniteti dhe shfrytëzimi i hapësirave që ndërmerren me politika me plan ndikon në ekonominë lokale të qyteteve tona si dhe në identitetin e çdo qyteti, përfshirë edhe ato tek ne.
Shembull më i mirë është zhvillimi i aktiviteteve kulturor që lidhen me jetën dhe ekonominë e natës në Tiranë, Priahtinë të cilat tërheqin vizitorë nga i gjithë rajoni.
Shiko raportin e plotë këtu:





