Trendy

“Jeta në Gjermani, ajo shkolla e heshtur”

Para 2 muaj

S’ka luks këtu.
Ka vetëm orë që nisin herët, trena që s’presin askënd dhe një Gjermani që të mëson se koha është më e shtrenjtë se rroga.

Një vend ku njeriu nuk bërtet…por as nuk të përkëdhel.
Në Gjermani nuk bëhesh i pasur, bëhesh i rregullt.
Mëson të mos ankohesh për gjërat
që në vendlindje i quajmë të rëndësishme,
këtu as s’të pyesin.

Mëson se “të lutem” dhe “faleminderit”
nuk thuhen për mirësjellje, por për funksion.

Dhe prapë, në këtë rregullsi që s’të pyet për lodhjen, ka një qetësi që të bën mirë.
Punon, rri, hesht, ecën…dhe kupton se jeta mund të jetë më pak teatër dhe më shumë rend.

Por malli nuk të lë rehat. Në radhën e supermarketit mendon nënën dhe babain. Te semafori i gjatë të vijnë ndër mend miqtë.

Në çdo darkë të qetë, kujton zhurmën që ke lënë pas.
Gjermania të jep shumë, por të merr diçka:
atë ndjesinë se çdo njeri është i yti.

Këtu je i huaj i mirëpritur, por gjithsesi i huaj.

Dhe megjithatë… ja ku jemi.
Duke punuar fort, duke mbajtur veten, pak më të lodhur, por shumë më të fortë.
/A.A/

Trending