Trendy

“Jo vetëm me Italinë, por jam i zhgënjyer me të gjithë NATO-n”/ Trump: Aleatët po e trajtojnë keq SHBA-në, europianët nuk na vlerësojnë

Para 2 orë

Në një intervistë për Tgcom24, Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar një postim të fundit në rrjetin e tij social Truth Social, ku kishte kritikuar kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe politikat e Italisë brenda NATO-s.

Sipas deklaratave të tij, Trump u shpreh se SHBA “trajtohet shumë keq” edhe nga aleatë si Italia, duke pretenduar se vendet evropiane nuk po vlerësojnë shpenzimet amerikane për mbrojtjen e tyre, u shpreh ai për Tgcom24.

Ai përmendi gjithashtu NATO-n në përgjithësi, duke thënë se disa aleatë “kanë vepruar keq” ndaj SHBA-së. Kur u pyet nëse SHBA mund të tërhiqet nga NATO, Trump nuk dha një përgjigje të qartë, duke thënë: “Nuk dua t’ju them”.

Trending