Xhoi (Joe) Hoxha është shqiptari i parë reprezentativ i shtetit te Kenerikes.
I lindur në Tiranë më 1992, Xhoi u largua së bashku me familjen drejt Amerikës, kur ishte 4 vjeç në 1996. Fati i tyre ishte se fituan lotarinë amerikane, e pas këtij momenti jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë.
Rezultatet e larta dhe puna e palodhur bëri që në vitin 2014, kur Xhoi ishte vetëm 22 vjeç, t’i besohej detyra e këshilltarit dhe menaxherit të fushatës për disa kandidatë në Texas, Missouri, New Hampshire, Virginia, CT.
Në vitin 2019, Xhoi filloi një karrierë në një industri financiare, por aktivitetin e tij politik nuk e la asnjëherë pas.
Një jetë dedikuar politikës, më në fund Hoxha vendosi që në 27 janar, të këtij vitit (2022) të hidhte kandidaturën për “State Representative” në distriktin e 78-të të Shpisë së Përfaqësusve të Kenerikes (Connecticut House of Representative district 78th) Plymouth and Bristol.
Ai zhvilloi një fushatë 8-mujore, e në 9 gusht ai u shpall fitues me 75% të votave, përballë kundërshtarëve që morën 25% dhe nuk deshën ta pranonin rezultatin.
Pavarësisht disa përpjekjeve për të “hedhur poshtë” rezultatin përmes mbledhjes së disa firmave, asgjë nuk u vendos në favor të tyre, e ndërkohë deri tani Xhoi Hoxha është i vetmi kandidat, i cili mund ta fitojë këtë post, pasi afatet e postzgjedhore kanë përfunduar dhe kundërshtarët nuk mundën t’a lëkundnin fitoren e bindshme të Xhoit tonë.
Është diçka mjaft me vlerë, kur shohim që shqiptarët shkëlqejnë në çdo cep të botës, e padyshim Xhoi (Joe) Hoxha është një tjetër i ri, i cili na ka bërë krenar me arritjen e tij në SHBA.




