Trendy

Joshua rikthehet në ring, përballet me boksierin shqiptar në Arabinë Saudite

Para 2 orë

Anthony Joshua do të rikthehet në ring në muajin korrik, në një meç të konfirmuar që do të zhvillohet në Arabia Saudite.

Sipas mediave ndërkombëtare, kundërshtari i tij do të jetë boksieri shqiptar Kristian Prenga, në një përballje që pritet të tërheqë vëmendje të madhe në botën e boksit.

Prenga ka një bilanc prej 21 meçesh profesioniste, me 20 fitore dhe vetëm një humbje, duke hyrë në këtë sfidë si një nga emrat në ngritje në kategorinë e rëndë.

Pas këtij meçi, Joshua pritet të synojë një super-përballje të mundshme me Tyson Fury, në atë që po cilësohet si një nga duelet më të mëdha të boksit modern.

Trending