Trendy

“Ka bisedime edhe me Taravarin”, Fronti Europian-Fronti Kombëtar do të dalë në zgjedhje me lista të përbashkëta

Para 4 javë

Rina Ajdari nga BDI thotë se mbrëmë partia vendosi që të dalë në zgjedhje lokale si Front Europian, respektivisht edhe si, siç e quajnë nga BDI, Front Kombëtar, përcjell TV21. Ajdari konfirmoi se ka bisedime edhe me Arben Taravarin, por që sipas saj, ende nuk dihet se si janë ndarë komunat mes koalicioneve.

“Do të dalim me lista të përbashkëta, çështja e ndarjes së komunave është çështje që diskutohet, në momentin që do të ketë një vendim konkret, unë ebsoj që edhe kryetari Ali Ahmeti edhe zëdhënësat e partisë do të dalin me një konkluzë, me një përfundimi, që do të jetë për të gjithë opinionin

E pyetur nëse tashmë është arritur marrëveshje me ASH-Taravarin, Ajdari u përgjigj:

“Janë në bisedime, janë në bisedime po, në momentin që do të kemi një konkluzë, një përfundim, do të jeni të informuar”, tha Ajdari.

E pyetur për “riemërimin” e koalicionit, Ajdari tha:

“Front Kombëtar, Front Europian, është i njëjti qëllim dhe unë besoj që vetëm në këtë formë do të mund t’i bëjmë ballë politikave shkatërruese, denigruese të qeverisë”, shtoi Ajdari.

Nga ana tjetër, deputeti i Frontit Europian nga radhët e ASH-Sela, Ilir Demiri tha se për çfarëdo vendimi, janë të njoftuar edhe partnerët e koalicionit nga komunitetet tjera.

“Jemi në bisedime të vazhdueshme, janë të informuar edhe partnerët tanët ë Frotnit Europian, që nuk janë pjesë e Parlamentit në kontinuitet dhe shpresoj që do të kemi përkrahje sepse vendimet bihen me konsensus”, theksoi Demiri.

Trending