Trendy

Ka ndërruar jetë këngëtari Shpat Kasapi

Para 2 muaj

Sot ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi.
Kështu kanë konfirmuar për mediat burime të afërta me artistin.
Shpat Kasapi ishte vetëm 40 vjeç, derisa sipas raportimeve të mediave, ai vdiq pasi pësoi arrest kardiak.
Këngëtari la pas vetes një djalë, të cilin e kishte me ish-gruan, Selvijen.
Shpat Kasapi ishte një prej emrave më të dashur të skenës shqiptare, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë dhe rritur në një familje me traditë muzikore.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, dhe me kohë ai u bë idhulli i një brezi të tërë me stilin e tij modern dhe meloditë energjike.
Ai u afirmua ndërmjet skenës kosovare dhe asaj shqiptare, duke sjellë hitet që u dëgjoheshin kudo nga “A më do?” te “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” “Kush të ndau prej meje” e shumë të tjera. Lajmi për humbjen e tij ka tronditur publikun dhe komunitetin muzikor, që tashmë ndan me familjen dhe fansat ngushëllime për largimin e një zë të veçantë.
“tetova1” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve.

Trending