Trendy

Kadriu: Plaçkitje Institucionale!

Para 2 muaj

Gëzim Kadriu nga ASH ka reaguar për mos pastrimin e autostradës Kumanov-Shkup.
“Çdo punonjës që udhëton nga Kumanova për në Shkup është i detyruar të paguajë taksën më të shtrenjtë rrugore në botë, 1000 euro çdo vit (patarina)
Po ashtu, çdo qytetar që regjistron një veturë duhet të paguajë taksën rrugore, e cila përbën 70% të kostos së regjistrimit. Kjo do të thotë se çdo vit qytetarët paguajnë deri në 1150 euro për mirëmbajtjen e rrugëve.
Viteve të fundit ndodh që një herë në katër vjet, bie borë,edhe atë ditë rrugët mbeten të papastruara.
Grumbulluesit e këtyre taksave, që fitojnë miliona euro, nuk dalin për t’i pastruar rrugët,si pasojë, jeta e qytetarëve rrezikohet, pasi rrugët mbeten të mbuluara me borë.
Sot, si pasojë e mospastrimit të rrugëve, janë shkaktuar tre aksidente në lokacione të ndryshme, vetëm për një distancë prej 36 kilometrash”, ka shkruar Kadriu.

Trending