Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së, ka shprehur shqetësim lidhur me miratimin e ligjit për dënimin me vdekje nga Parlamenti izraelit.
Ajo e cilësoi këtë një kthim pas në politikën e Izraelit, që ka mbajtur një moratorium de facto për ekzekutimet dhe dënimet me vdekje deri tani.
Kallas theksoi se ligji ka karakter diskriminues dhe kërkoi që Izraeli të respektojë angazhimet e tij ndërkombëtare dhe parimet demokratike, siç janë reflektuar edhe në marrëveshjen e Bashkimit Europian me Izraelin.










