Maqedoni

Kaluan me pasaportë diplomatike, ndonëse me emrin e vjetër – deputetët e VMRO-së testuan pasaportat në kufi

February 22, 2024, 04:02

Deputetët Brane Petrushevski dhe Mile Lefkov nga radhët e opozitës VMRO-DPMNE u nisën për në Bullgari për të provuar a u lejohet të kalojnë me pasaporta me emrin e vjetër.

“Kolegu Brane do të provojë me pasaportën e thjeshtë ta kalojë kufirin, ndërsa më pas ka edhe pasaportë diplomatike. Që të dy janë me Republika e Maqedonisë.
Pa atë nuk mund të kalojmë?
Ju provojeni ne do të ju lëshojmë, mirëpo bëhet fjalë për pasaportë të thjeshtë.

Pra pa atë (pasaportën diplomatike) nuk mund të dalim?
Po kjo vlen për të gjithë ndërsa për pasaportat diplomatike nuk kemi akt të veçantë, gjithsesi bëhet fjalë për pasaportë diplomatike” tha Bane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Polici kufitar u tha se me pasaportat e thjeshta nuk mund të kalojnë mirëpo me ato diplomatike, ndonëse me emrin e vjetër, u lejoi, meqë siç u shpreh nuk ka instruksione si të veprojë.

“Kur i shfaqëm pasaportat diplomatike shërbimet këtu na thanë se nuk kanë asnjë instruksion për pasaportat diplomatike dhe se mund ta lëshojmë Republikën e Maqedonisë me pasaporta diplomatike ku qëndron Republika e Maqedonisë”, u shpreh Petrushevski.

Deputeti Lefkov edhe njëherë apeloi deri te Kuvendi që të miratohet propozim ligji me të cilin vazhdohet vlefshmëria e dokumenteve të udhëtimit.

“Kemi porosi te kolegët tanë në Kuvend, menjëherë të vendoset në votim dhe të miratohet propozim ligji për ndryshim dhe plotësim për dokumentet e udhëtimit me çka do të vazhdohet vlefshmëria e pasaportave“, tha Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Reaguan nga partia në pushtet LSDM, prej ku thonë se partia e Mickoskit po bllokon plotësisht procesin për lëshimin e pasaportave dhe manipulon qytetarët se detyrimet nga një marrëveshje ndërkombëtare mund të ndryshohen me ligj

“DPMNE përmes ministrit në Qeverinë teknike vetëm e komplikon punët me dokumente personale dhe me vendime të gabuara dhe hapa të papërshtatshëm, bllokon dhënien e pasaportave.
Në vend të rritjes së kapaciteteve për lëshimin e pasaportave, DPMNE-ja përmes ministrit të saj teknik e hoqi dhënien e pasaportave pa termin, duke e zgjatur me muaj të tërë procesin”, thanë nga LSDM-ja.

Ndryshe zëvendësministri shtesë Mitko Bojmacaliev, në një prononcim për TV21 thotë se nuk është e vërtetë se qytetarët do të mund të udhëtojnë pa problem në vendet e Bashkimit Europian. Deklaratë kjo që vjen pas asaj të Ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski i cili u shpreh se është pranuar një letër nga Komiteti për dokumente udhëtimi pranë Bashkimit Europian, ku thuhet se vendet-anëtare të BE-së do ta kenë mirëkuptim dhe nuk do të bëjnë problem që qytetarët tanë të udhëtojnë me pasaporta të pandryshuara.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler