Maqedoni

Kanalizimi Zajaz-Drugovë mbeti në gjysmë/ Komuna ka filluar të asfaltoj rrugët që u shkatërruan nga punimet

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 29, 2024, 04:12

Në gusht të këtij viti u ndërprenë punimet e rrjetit të kanalizimit nga Zajazi në Drugovë – projektit më të madh në Kërçovë. Punët arritën deri diku dhe shumë rrugë në fshatrat e ish-komunës së Zajazit u hapën dhe u bënë thuajse të pa kalueshme. Me fillimin e vjeshtës dhe dimrit banorët i zuri frika se si do ta kalojnë dimrin nëpër këto rrugë, andaj sanimi i mbeti Komunës së Kërçovës, edhe pse ajo vetëm shfrytëzuese e projektit në fjalë.

Këto rrugë që po shihni para një muaji ishin të pa kalueshme dhe në gjendje të mjerueshme pasojë e kanalizimit i cili filloi nga Zajazi dhe duhej të ishte deri në Drugovë të Kërçovës por në fakt kanalizimi u ndërpre që në gusht ose korrik të këtij viti dhe punimet nuk vazhduan por rrugët mbeten si të tilla. Banorët nuk i shqetësonte më fakti i kanalizimit por i shqetësonte fakti i rrugëve se si do t’i zinte dimri. Megjithatë komuna premtoi se do t’i rregullonte rrugët pavarësisht nëse çështja e kanalizimit do të rregullohej ose jo. Tanimë në fshatin Greshnicë janë rregulluar dhe pritet që të rregullohen edhe në fshatin Zajaz dhe fshatrat tjerë ku u shkatërruan.

Kryetari i Komunës së Kërçovës tha se ka filluar t’i sanojë rrugët dhe po bëjnë të pa mundurën që të sanohen të gjitha rrugët që u prishën si pasojë e punimeve të rrjetit të kanalizimit.

Sa i përket çështjes së kanalizimit, Dehari tha se po bëjnë maksimumin që punimet te vazhdojnë dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me ministrinë për Transport dhe Lidhje që të gjendjet një zgjidhje.

Kujtojmë se punimet u ndërprenë për shkak se kompania “Akelik Group LLC” nga Azerbajxhani e cila fitoi tenderin, garancinë bankare prej 2 milionë eurove e ka siguruar nga një bankë azerbajxhanase që ka falimentuar dhe kjo ka bërë që kompania të pezullojë punimet. Siç mëson TV21 afati për përfundimin e projektit është deri në shkurt 2025, afat ky i shkurtër që ia vështirëson kompanisë realizuese që të sigurojë garanci tjetër bankare, andaj kërkojnë nga Ministria e Financave si punëdhënëse e projektit ta shtyjnë afatin e realizimit të punimeve.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_2078
Ish hetuesi i krimeve të rënda, tani avokati, një prej kandidatëve me serioz për Kuvendin e Kosovës
0497522f-7525-4415-8b39-4dea7d92b3e6
Memishi: Mbi pesë milionë denarë restaurojmë rrugen “Papuxhiska” në çarshinë e Shkupit
Ali Ahmeti
Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend?
Micko-Rusi
Mickoski takon familjen Rusi nga Dibra në SHBA
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur