Katër kandidatët për kryetar të LSDM-së filluan me shpalosjen e programeve të tyre para anëtarëve të LSDM-së. Venko Filipçe, Sllavjanka Petrovska, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski garojnë për të kryesuar me partinë pas debaklit zgjedhor. Filipçe tha se ka ardhur koha që qytetarëve t’i japim vepra dhe jo veç fjalë, pasi në premtime boshe më nuk beson askush. Petrovska ndërkohë tha se reforma në LSDM duhet të ndodh duke bërë vetting të brendshëm të kryesisë dhe funksionarëve partiak.
Despotovski ka deklaruar se në rast se vjen në krye të LSDM-së do të kërkon nga oponenti politik të ofrojë zgjidhje mbi ndryshimet kushtetuese dhe të mos hiqet dorë nga vazhdimësia e rrugës euro integruese.
Nga ana tjetër, Bajdevski tha se LSDM-ja duhet të kthehet në themelet ideologjike të lirisë, demokracisë, solidaritetit dhe barazisë duke shtuar se kjo do të jetë e mundur vetëm me luftë të pa kompromis për ruajtjen e ideologjisë së partisë.
Zgjedhjet për kryetar të LSDM-së mbahen më 30 qershor./Alsat.mk