Kandidati për kryetar të Komunës së Tearcës nga radhët e koalicionit VLEN, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me prodhuesin më të madh të grurit në Pollog, bujkun e njohur Isniriza Xhelili.
Në këtë takim u diskutua për sfidat me të cilat përballen bujqit e komunës së Tearcës, si dhe për mundësitë që duhet të krijohen për t’i mbështetur ata në mënyrë institucionale.
Kandidati theksoi se Komuna e Tearcës dikur njihej për bujqësinë dhe për njerëzit që jetonin nga toka, ndërsa sot nevojitet përkushtim i veçantë për ta rikthyer këtë potencial.
Nga ana tjetër, bujku Isniriza Xhelili, i cili përfaqëson gjeneratën e tretë të një familjeje të përkushtuar në bujqësi, ndau me të pranishmit përvojën e tij, duke shpalosur edhe vështirësitë, por edhe anët pozitive të këtij profesioni. Ai mbetet një shembull frymëzues për gjeneratat e reja, duke dëshmuar se bujqësia është jo vetëm profesion, por edhe një mënyrë jetese e lidhur ngushtë me natyrën dhe traditën.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për të kuptuar më nga afër nevojat e bujqve dhe për të hartuar politika të qëndrueshme që do t’i japin bujqësisë vendin që meriton në Tearcë. 🌾










