“Thirrje për një fushatë të pastër dhe dinjitoze
Me shpalljen e zgjedhjeve lokale, fatkeqësisht po shihet se disa kandidatë të VLEN-it, në vend të një fushate dinjitoze dhe konstruktive, kanë nisur me ofendime dhe sulme banale ndaj kandidatëve të Aleancës.
I bëj thirrje kundërkandidatit dhe të gjithë eksponentëve nga radhët e VLEN-it që fushatën për zgjedhjet lokale ta zhvillojmë jo me sulme ndaj njëri-tjetrit, por me ide dhe vizione për të ardhmen e vendit tonë.
Qytetarëve u duhen zgjidhje për problemet reale. Ejani ta bëjmë këtë fushatë për qytetarët, jo kundër njëri-tjetrit.
Unë nuk kam hyrë në politikë për inat të dikujt, por për dashurinë ndaj vendit tim.
Qytetarët e dinë se në çdo cikël zgjedhor kam qenë:
– Për respekt të ndërsjellë mes kandidatëve
– Për oferta të sinqerta dhe transparente
– Për fushatë të bazuar në projekte konkrete
– Kundër premtimeve boshe
– Kundër mashtrimeve elektorale
– Kundër ofendimeve dhe shpifjeve
Le ta bëjmë këtë garë politike shembull të kulturës demokratike në komunën tonë” – ka shkruar Nazim Taipi.










