Maqedoni

“Kandilat e Bajramit” edhe sivjet marshojnë në Shkup

April 9, 2024, 03:04

Shoqata Kulturore “Vizion M” dhe Shoqata Edukative “Parimi Kulturor”, edhe këtë vit kanë organizuar marshin “Kandilat e Bajramit”, ku simbolika e gjithë kësaj është shëtitja e fëmijëve me autobus nëpër rrugët e Shkupit, të cilëve iu ndanë edhe dhurata.

Përfaqësuesi i Shoqatës Kulturore “Vizion M”, Erduan Dauti, tha se ky organizim pritet me shumë dëshirë nga fëmijët dhe në këtë mënyrë ata me shumë kënaqësi presin Festën e Fitër Bajramit.

ERDUAN DAUTI, SHOQATA KULTURORE VIZION M

“Projekti parasheh filimishtë marshutën e autobusit nëpër rrugët e Çairit, ku sëbashku me fëmijë, me këngë të Bajramit, sjellin atmosferën e Bajramit. Ndërkoh, deri sa autobusi është në lëvizje në marshut e vet nëpër rrugët e Çairit, në Çarshi të Shkupit, para sheshit Murat Pasha, nga Shoqata Edukative “Parimi Kulturor” është përgatitur një ekspozitë”.

Edhe qytetarët të cilët i kishin dërguar fëmijët e tyre, apo edhe nipërat e tyre, theksuan se është një projekt mjaft i qëlluar, pasi fëmijët e tyre në këtë mënyrë e ndjejnë aromën e Bajramit.

QYETAR

“Kjo është shumë e mirë , për fëmijët sidomos për këtë ditë Bajrami, ma mirë ska ku për fëmijët. Shumë mirë, shumë janë të lumtur. Inshallah vazhdojnë kështu sikur vitet e kaluara”.

Pas përfundimit të shëtitjes me autobus, të gjithë fëmijët u mblodhën tek sheshi Murat Pasha në Çarshi të Shkupit, ku patën fatin të ndëgjojnë ilahi të kënduara nga fëmijë dhe valle të përgaditura nga Shoqata Artistike, Emin Duraku dhe po ashtu i morën dhuratat për Bajram.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler