Një incident dramatik ndodhi në një fluturim nga Turqia, kur shpërtheu një përleshje e ashpër mes pasagjerëve, duke detyruar avionin të ridrejtohej dhe të bëjë një ulje emergjente në Bruksel.
Sipas dëshmive të pasagjerëve, kaosi nisi kur një person tentoi t’i marrë telefonin tjetër pasagjeri. Situata eskaloi shumë shpejt, duke shkaktuar panik brenda avionit. Dëshmitarët tregojnë se kishte gjak në ulëse dhe dhëmbë të shpërndarë në dysheme.
Pasagjerët, mes tyre familje dhe persona të moshuar, ishin dukshëm të frikësuar nga dhuna që po zhvillohej para tyre. Disa thanë se atmosfera ishte bërë krejtësisht e pakontrollueshme.
Sipas dëshmivitarëve, një nga pjesëmarrësit në incident ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drejtonte fyerje raciste, për të cilat më pas përfshihet në një përleshje fizike me personelin kabinës, dyshohet për shkak të ndalimit për të pirë cigare.
Pas uljes emergjente në Bruksel, policia hyri menjëherë në avion dhe arrestoi dy persona të përfshirë në përleshje.
Piloti më vonë iu drejtua pasagjerëve, duke theksuar se gjatë karrierës së tij të gjatë rrallë kishte qenë dëshmitar i një incidenti të tillë, duke e cilësuar si një nga më seriozët që kishte përjetuar.
Pas ndërhyrjes së autoriteteve, fluturimi vazhdoi drejt Mançesterit./tetova1.mk










