Në dy raste të ndara, më 9 qershor, policia ka arrestuar dy të rinj për posedim të marijuanës. Rasti i parë ndodhi në Tetovë rreth orës 19:40, kur u ndalua B.Š. (22) nga fshati Leshkë.
Po atë ditë, në ora 23:20, në Tetovë, policia ndaloi edhe S.S. (19) nga fshati Rakovec, pasi gjatë kontrollit iu gjet marihuanë.
Të dy të rinjtë janë marrë në pyetje dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ndërmerren procedura penale për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike










