Trendy

Kapet duke konsumuar lëndë narkotike në veturë në Tetovë

Para 2 muaj

Më 30.01.2026 rreth orës 00:40, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor – Tetovë kanë privuar nga liria A.E. (29) nga fshati Gurgurnicë.

Sipas informacioneve zyrtare, personi është zënë në automjetin e tij “Audi” me targa të Tetovës duke konsumuar lëndë pluhur të bardhë. Gjatë kontrollit policor, tek ai është gjetur dhe sekuestruar edhe një qese najloni me të njëjtën substancë.

A.E. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Trending