Trendy

Kapet me lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçar nga Çegrani në Gostivar

Para 6 ditë

Policia e Gostivarit ka privuar nga liria personin Z.S. (36) nga fshati Çegran, pasi gjatë kontrollit policor tek ai është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhur e bardhë, e dyshuar si narkotike.

Ngjarja ka ndodhur më 11.01.2026 rreth orës 00:00 në rrugën “137” në Gostivar. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Trending