Tetovë, 13 qershor 2025 – Një tjetër rast i posedimit të lëndëve narkotike është evidentuar në Tetovë. Sipas SPB Tetovë, më 12 qershor rreth orës 19:25, në rrugën “Blagoja Toska”, është ndaluar një person nën dyshimin për mbajtje të paligjshme të marihuanës.
I dyshuari është G.S. (32) nga Tetova, të cilit gjatë një kontrolli rutinë, policia i ka gjetur një sasi të pakët të lëndës narkotike. Lënda është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
SPB Tetovë informon se ndaj të dyshuarit do të ngritet padi penale pas përfundimit të dokumentimit ligjor të rastit. Autoritetet po ashtu paralajmërojnë se do të vazhdojnë kontrollet në zona të ndryshme të qytetit për të luftuar shpërndarjen dhe përdorimin e drogës.










