Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për lagjen “Çair i Vjetër” pritet të nisë së shpejti, ka njoftuar zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
“Po fillon një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore, për Çairin tonë! Lagjja Çair i Vjetër do të transformohet”, ka shkruar Mexhiti në një reagim zyrtar në rrjetet sociale.
Sipas tij, projekti përfshin rikonstruksionin e të gjitha rrugëve të lagjes, si dhe vendosjen e ndriçimit të ri publik. Investimi, në vlerë prej 37 milionë denarësh, financohet nga thirrja e dytë e Qeverisë për investime kapitale.
“Sot, bashkë me Zekën dhe Bekimin, ishim në terren. E pamë nga afër, përgatitjen e këtij projekti kapital. Do të rikonstruktohen të gjitha rrugët e lagjes. Do të vendoset ndriçim publik i ri.”
Mexhiti bëri të ditur se punimet do të fillojnë menjëherë pas përfundimit të tenderimit dhe se ato do të realizohen në një fazë të vetme për të kursyer kohë dhe mjete financiare.
“Ky projekt do t’i sjellë Çairit, më shumë siguri. Rrugë më cilësore. Jetë me të mirë për, të gjithë banorët e lagjes. Çairi meriton më shumë. Dhe do ta ketë!” – përfundon statusi i tij.










