Trendy

Kapitulli i dytë i Tetovës nis më 19 tetor – Kasami i bindur në fitoren!

Para 7 muaj

Në fund të fjalimit nga tubimi i VLEN-it në Tetovë, Bilall Kasami mbajti një mesazh emocional për qytetarët e Tetovës, duke i thirrur për bashkim dhe mbështetje në zgjedhjet e 19 tetorit.

“Jam i sigurt se ju nuk e doni një kthim mbrapa. Ju doni që Tetova të ndërtohet e të zhvillohet, dhe kjo është para se gjithash në dorën tuaj”, tha Kasami.

Ai kujtoi se katër vitet e para ishin për ta ndalur keqmenaxhimin, ndërsa katër vitet e ardhshme do të jenë për ta zhvilluar Tetovën.

“Me ju, tetovarët e mi të dashur, do ta ndërtojmë Kapitullin e dytë të Tetovës”.

Kasami u shpreh i bindur se fitorja është e sigurt. “Me këtë ekip të mrekullueshëm të shtabit zgjedhor, fitorja e 19 tetorit është e pashmangshme!

Trending