Trendy

Karateisti tetovar Driton Halimi pritet nga nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj

Para 42 minuta

Karateisti nga Tetova, Driton Halimi, është pritur në Kuvendin e Malit të Zi nga nënkryetari i këtij institucioni, Nikollë Camaj, shkruan tetova1

Gjatë takimit është diskutuar për sportin, marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për çështje diplomatike dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Halimi ka bërë të ditur se nga takimi priten iniciativa dhe bashkëpunime më të mëdha, veçanërisht në fushën e sportit, por edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Postimi i plotë i Halimit:

“Sot u prita në Kuvendin e Malit të Zi nga nënkryetari i Kuvendit z. Nikollë Camaj.

Gjatë këtij takimi biseduam për sportin, marrëdhëniet mes dy shteteve, si dhe shkëmbyem mendime për çështje diplomatike dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Në të ardhmen priten bashkëpunime edhe më të mëdha, veçanërisht në fushën e sportit, por edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. 🤝

Faleminderit për pritjen madhështore z. Nikollë Camaj”, ka shkruar Halimi.

Ndryshe, Driton Halimi i cili prej vitesh ka arritur të ndërtojë një profil të respektuar në sportin e karatesë, duke përfaqësuar me dinjitet vendin në kampionate të ndryshme./tetova1.mk

Trending