Kreu i Komunës Tetovës, Bilall Kasami sot ka mbajtur debatin publik me sektorin civil në lidhje me përpilimin e buxhetit për vitin 2025. Sipas Kasamit, buxheti i Komunës së Tetovës do të jetë afër 50 milion euro, që do të thotë do jetë më i madhi në historin e kësaj Komune.
Gjithashtu, kreu i Tetovës deklaroj se për herë të parë do të ketë 16 milion euro vetëm për investime kapitale.