Trendy

Kasami e jep lajmin: Elita 5 koncert në sheshin e Tetovës!

Para 8 muaj

Tetova po vazhdon me atmosferën festive, dhe kryetari i Komunës, Bilall Kasami, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë lajmin që pritej nga shumë tetovarë:

“Tetova n’Festë vjen me shumë artist dhe me shumë netë të mrekullueshme! Është radha e yjeve të Tetovës, grupit të mirënjohur tetovar! Me 30 korrik, ejani së bashku t’i shijojmë hitet ndër vite të Elitës 5! Kemi akoma surpriza!” — ka shkruar Kasami në Facebook.

Koncerti i Elitës 5 do të mbahet më 30 korrik, ora 20:30, në sheshin “Iliria”, në kuadër të festivalit “Tetova n’Festë”, që ka sjellë netë të paharrueshme në qytet.

Tetova vazhdon të festojë me muzikë, emocione dhe surpriza të reja për publikun!

Trending