Kreu i Komunës së Tetovës-Bilall Kasami nëpërmjet një publikimi në facebook ka bërë të ditur se Ekipet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe po punojnë në vazhdimësi për të mundësuar qarkullim të lirë për shkakë të reshjeve të bores.
“Ekipet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe po punojnë në vazhdimësi për të mundësuar qarkullim të lirë për shkakë të reshjeve të borës. Apelojmë tek qytetarët që të vozisin me kujdes, të kenë pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit për sigurinë e të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Kasami.
Trending










