Trendy

Kasami: Fillkov nuk mund ta ndalojë përdorimin e gjuhës shqipe

Para 2 orë

“Fillkov nuk është ai që mund ta ndalojë përdorimin e gjuhës shqipe”, deklaroi Kasami në një paraqitje në TopChannel, kur u pyet në lidhje me deklaratat e ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, për provimin e Jurisprudencës, përcjell tetova1

Kasami tha se VLEN është përfaqësues dhe mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Qeveri, duke shtuar se ka eksponentë në qeveri që duan të bëjnë politik me tema ndëretnike.

“Fillkov nuk është ai që mund ta ndalojë përdorimin e gjuhës shqipe. Jemi partneri i dytë në qeveri. Bashkë me kryeministrin jemi dakordësuar që ne përfaqësojmë dhe mbrojmë të drejtat e shqiptarëve. Tek maqedonasit VMRO është bartëse e pushtetit. Kjo çështje është e qartë, pavarësisht që mund të ketë eksponentë të qeverisë që duan t bëjnë politik me tema ndëretnike. Me kryeministrin jemi dakorduar që këto tema duhet të mbyllen njëherë e përgjithmonë dhe RMV të shikojë përpara dhe të mos u kthehet temave ndëretnike”, tha mes tjerash Kasami./tetova1.mk

Trending