Në ora 20 të darkës ka nisur takimi i liderëve të LEN-it, Bilall Kasami, Afrim Gashi, Izet Mexhiti e Bekim Qoku me Arben Taravarin.
Në fillim të takimit, lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti deklaroi që takimi është takim pune dhe takim solidarizimi me për atë që kalon Taravari pas zhvillimeve brenda ASH-së.
”Temë diskutimi do të jetë bashkëpunimi, platforma, vizonit dhe agjendës së takimeve me qytetarët”, tha Mexhiti.
Afrim Gashi potencoi që në takim do të diskutohen të gjitha temat që kanë të bëjnë me opozitën, konkretisht zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Gashi nuk precizoi se cili do të jetë kandidat i opozitës për president, duke shtuar që edhe kjo çështje do të diskutohet në takim.
Kasami tha që takimi është në drejtim të sfidave që i presim, duke shtuar që ndryshimi ka nis. Sipas tij, formailizmi i bashkëpunimet me Taravarin do të formalizohet këto ditë.
Pas takimit pritet të prononcohet edhe Taravari.
Takimi ka vijuar edhe pa orës 21 në mjediset e komunës së Gostivarit. Flaka