Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami gjatë vizitës në Tiranë sot ka takuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Biseduam rreth nevojës për përmirësimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, për çështjet aktuale politike dhe për të ardhmen tonë të përbashkët në BE.
E përgëzova për rizgjedhjen në krye të PD-së dhe i dëshirova sukses në sfidat e ardhshme politike.
Do ta vazhdojmë komunikimin me synimin e bashkëpunimit më të mirë politik mes faktorit shqiptar në rajon!”, ka shkruar Kasami.










