Kandidati i VLEN-it për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, gjatë hapjes së shtabit në Tearcë, dha një mesazh të fortë përpara qytetarëve, duke theksuar se Daut Memishi është kandidati i duhur për shërbimin ndaj njerëzve.
“Gati në çdo fshat më folën për ujë të pijshëm, më folën për rrugë, për nevoja elementare që duhej të ishin zgjedhur para 20 viteve. Dhe, kur flasim për kështu projekte, të cilët nuk janë realizuar, atëherë kjo garë nuk është politike, nuk është etnike, kjo garë është njerëzore”, tha Kasami.
Ai shtoi se qytetarët kanë përballë dy zgjedhje të qarta: “Të përzgjedhim mes Dautit dhe atij tjetrit i cili nuk e di se përse është kandidat. Dauti është këtu që të jetë në shërbimin tuaj.”
Kasami theksoi se Daut Memishi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në Komunën e Tetovës, tashmë ka dëshmuar se di të punojë për interesin e qytetarëve dhe është kandidati i duhur për komunën.










