Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në trasenë e rrugës Tetovë–Prizren. Kasami bëri të ditur se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe me përkushtim për përmbushjen e standardeve të përcaktuara për këtë projekt të rëndësishëm.
Rruga Tetovë–Prizren konsiderohet një investim strategjik për Tetovën dhe rajonin, pasi pritet të mundësojë lidhje më të shpejta dhe më të sigurta me Kosovën, si dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.
“Punimet po realizohen sipas dinamikës së paraparë. Kjo rrugë është një investim strategjik për Tetovën dhe gjithë rajonin”, ka theksuar Kasami.











