Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka reaguar lidhur me numrin e ulët të nxënësve shqiptarë të pranuar në shkollë e mesme Policore, duke bërë të ditur se janë kërkuar informata shtesë nga institucionet përgjegjëse, përcjell tetova1
Kasami, në cilësinë e bashkëkryetarit të VLEN-it, tha se janë kërkuar sqarime nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, për të kuptuar arsyet se përse numri i shqiptarëve të pranuar në Akademinë Policore është kaq i vogël.
“Kemi kërkuar informata shtesë nga zëvendësministri Astrit Iseni për t’u sqaruar pse numri i nxënësve shqiptarë të pranuar në Akademinë Policore ishte aq i vogël”, deklaroi Kasami.
Çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sigurisë ka hapur debat të gjerë në opinion, veçanërisht pas publikimit të të dhënave për kandidatët që kanë aplikuar dhe janë pranuar në Akademinë Policore.
Nga VLEN-i pritet që, pas marrjes së informatave shtesë, të ketë një pasqyrë më të qartë lidhur me procesin e aplikimit, përzgjedhjes dhe numrin e kandidatëve shqiptarë që kanë arritur të plotësojnë kriteret.
Reagimi i Kasamit vjen në një moment kur përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe veçanërisht në strukturat e sigurisë mbetet një nga çështjet e diskutuara në skenën politike./tetova1.mk











