Trendy

Kasami: Mandati i dytë do të vuloset bashkë me qytetarët!

Para 7 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar sot lagjen Teqe, ku kainspektuar nga afër punimet në rrugët 108, 110 dhe 113. Ai përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se këto rrugë do të asfaltohen së shpejti dhe do të shndërrohen në rrugë të reja dhe moderne.

“Sot vizituam lagjen Teqe në Tetovë dhe inspektuam nga afër punimet në rrugët 108, 110 dhe 113, të cilat shumë shpejt do të asfaltohen dhe do të shndërrohen në rrugë të reja dhe moderne”, ka shkruar Kasami.

Ai shton se atmosfera mes qytetarëve ishte e veçantë dhe se pritjet për të ardhmen janë të mëdha.

“Atmosfera në lagje ishte e jashtëzakonshme, qytetarët mezi presin 19 tetorin, ditën kur së bashku do të vulosim mandatin e dytë dhe do të hapim kapitullin e ri të zhvillimit të Tetovës. Tetova po ndryshon!” – ka përfunduar Kasami.

Trending