Trendy

Kasami me banorët e lagjes Migjeni: “Bulevardi Ilindenska do të zhbllokojë Tetovën nga kaosi”

Para 7 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh kandidat i koalicionit qeverisës VLEN, Bilall Kasami, mbrëmë zhvilloi një takim me banorët e lagjes Migjeni. Në këtë bashkëbisedim, ai theksoi punët e realizuara gjatë mandatit aktual dhe projektet që do të ndërmerren në të ardhmen.
“Me banorët e lagjes Migjeni bashkëbiseduam për punët e bëra për këtë lagje gjatë këtij mandati, dhe për projektet që na presin gjatë mandatit të ardhshëm.”, ka thënë Kasami.

Kasami bëri të ditur se një nga prioritetet kryesore në katërvjeçarin e ardhshëm do të jetë hapja e bulevardit “Ilindenska” deri te rrethrrotullimi i stadiumit, një projekt i cili, sipas tij, do të zhbllokojë qytetin nga kaosi urban.
“Prioriteti ynë në katërvjeçarin tjetër do të jetë hapja e bulevardit “Ilindenska” deri tek rrethrotullimi i stadiumit, një arterie kyçe e cila do të zhbllokojë qytetin nga kaosi”, ka shtuar Kasami.

“Punët e shumta, projektet e realizuara janë dëshmi e përkrahjes së parezervë që po na japin qytetarët e Tetovës!” tha Kasami, duke theksuar se përkushtimi i tij dhe i ekipit do të mbetet tek modernizimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së jetesës për të gjithë qytetarët.

Trending