Trendy

Kasami: Në Gjilan me mikun tim, Alban Hyseni shkëmbyem fanellat e ekipeve dhe i dëshiruam fat dy skuadrave tona

Para 2 muaj

“Sot pata kënaqësinë që ta vizitoj Gjilanin, ku u prita nga kryetari i Komunës së Gjilanit, miku im Alban Hyseni.

E urova Hysenin për rizgjedhjen në krye të Gjilanit duke e marrë besimin për herë të dytë.

Biseduam për bashkëpunimin mes dy qyteteve tona, duke nënvizuar përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të deritanishëm me projekte të reja të përbashkëta në interes të qytetarëve tanë.

Në prag të derbit shqiptar në Ligën e Konferencës sonte, mes Shkëndijës së Tetovës dhe Dritës së Gjilanit, shkëmbyem fanellat e ekipeve dhe i dëshiruam fat dy skuadrave tona në ecurinë e tyre në Evropë” – tha Kasami.

Trending