Trendy

Kasami në takimin me banorët e Shipkovicës jep sihariqin: Do rikonstruohet rruga e fshati

Para 3 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Shipkovicë, ku ka biseduar për sfidat e tyre të përditshme, pritshmëritë dhe projektet e përbashkëta.

Në këtë takim, Kasami njoftoi se shumë shpejt do të nisë rikonstruktimi i rrugës lokale në Shipkovicë, një projekt i domosdoshëm dhe i shumëpritur nga banorët. Sipas tij, ky investim do të lehtësojë qarkullimin dhe jetën e përditshme të banorëve, duke ndihmuar gjithashtu zhvillimin e këtij fshati malor.

“Banorët e Shipkovicës gjithmonë më kanë pritur me zemër të hapur dhe sinqeritet. Mikpritja e tyre dhe dashuria për vendlindjen më japin forcë për të vazhduar me vendosmëri rrugën tonë drejt zhvillimit”, u shpreh Kasami.

Trending